×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 7:21

    Ngjarjet e datës 6 prill:

    Ministria e Punëve të Brendshme mbanë konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde etj. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

    Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton zëvendëskryeministri Besnik Bislimi lidhur me procesin e dialogut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:00)

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 09:00)

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:30)

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:30)

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare ku në rend dite është shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

    Zyra e UN Women në Kosovë prezanton hulumtimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe privat. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

    Punëtorët e gazetës “Rilindja” protestojnë para ndërtesës së AKP-së për mos shpërndarjen e 20 për qindëshit. (Para objektit të AKP-së, ora 11:00)

    Mbahet konferenca “Rritja e mundësive për arritjen e barazisë së plotë gjuhësore” ( Shtëpia e BE-së në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

    Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës. Prokurori kundër Mustafës, shqiptimi i urdhrit për zhdëmtim. (ora 12:00)

    Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” zhvillon një aksion. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 13:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!