×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 8:20

    Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në Kosovë.


    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të vizitojë Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK për të përuruar pajisjet e reja. (Ora 10.00)

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc, komuna e Rahovecit. (Ratkoc te rrugët e vreshtave, ora 10.00)

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi merr pjesë në promovimin e librit të Hava Kurti-Krasniqi “Legjendat e futbollit” kushtuar vëllezërve Xhaka. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11.00)

    Mbahet një diskutim paneli me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë me temën “Puna vullnetare në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvillimin e rinisë”. (Shtëpia e Evropës” në Prishtinë, rruga ‘UÇK’ nr. 90, ora 11.00).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!