×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 7:40

    Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.


    Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) mban mbledhjen e gjashtë të Kuvendit. (Hotel “Emerald”, ora 08:30)

    Koalicioni “Demokracia në Veprim” mban konferencën “Procesi Zgjedhor 2019: Mësimet e mësuara dhe rruga përpara”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon një aksion simbolik, ku siç thuhet do të zbulojë emrat e personave të përfshirë në një skemë mashtrimi të avancimeve akademike. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

    Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban sesionin letrar “Esad Mekuli”. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

    Avokati i Popullit prezanton rezultatet e institucionit të Avokatit të Popullit gjatë vitit 2019. (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 12:00)

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

    Promovohet libri “Baladë Muhaxhire” e autorit Nimon Muçaj. (Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 13:00)

    Hapet ekspozita “Fara e kujtesës”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

    Oda Ekonomike e Kosovës mban gala mbrëmjen ku do të ndahen shpërblimet për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2019. (Hotel “Venus”, ora 19:00).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!