×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 7:10

    Reporteri ju sjell ngjarjet e ditës së sotme.


    09:00 – 19:00Komuna e Deçanit, në bashkëpunim më shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizojnë një sërë aktivitetesh për nder të Ditës së Çlirimit të Deçanit.
    Agjenda:
    09:00 – Ngritja e Flamurit në Qendër të Qytetit;
    09:10 – Seancë Solemne në Sallën e Asamblesë Komunale;
    10:00 – Turniri Ndërkombëtar i Kik-Boksit “Ismail Haradinaj” – Salla e Sportit në Deçan;
    10:30 – Homazhe pranë Lapidarëve të Dëshmorëve në Qendër të Qytetit;
    11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan;
    12:00 – Ekspozitë “n’Rrugë Drejtë Lirisë” – Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan;
    19:00 – Koncert me këngtarët deçanas – Qendra e Qytetit.

    10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

    11:00Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para Qeverisë. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

    Reklamë

    11:00Drejtoria e Parqeve bashkë me bankën ProCredit bëjnë mbjelljen e 402 drunjëve në Kampusin Universitar. (Prapa Rektoratit të UP-së)

    11:00Iniciativa Kundër Korrupsionit (RAI) mban performancën kundër korrupsionit “SINJALIZO”. Merr pjesë drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

    11:00Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Rr. “Hoxha Tasim”, Prizren)

    13:00Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

    13:00Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike, Osman Krasniqi, vizitojnë bizneset në fshatin Sërbicë. (Fshati Sërbicë, Prizren)

    13:30Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pret në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakara. (Ndërtesa e Komunës, Viti)

    14:00Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) organizon ceremoninë e hapjes së Projektit “Mbështetja e prodhuesve të qumështit të dhisë dhe produkteve të saj”. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Rr. “Mahmut Muharremi”, Viti)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!