Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 16 personave për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar.
Siç ka njoftuar kjo prokurori të mërkurën, sipas aktakuzës të pandehurit I S.K, I.K, P.K, A. D, D.K, B.K, A.S, V.T, A.G, H. Xh, M. K, D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale “Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje”.
I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale “Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”.
Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Në rast janë konfiskuar pajisje elektronike, para të gatshme e në xhirollogari, tokë 1285 metra katrorë, shtëpi 306 metra katrorëshe dhe 6 banesa./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.