×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngriten 20 aktakuza ndaj veteranëve të rrejshëm

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 12:50

    Prokuroria e Pejës gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka konfirmuar se janë ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave, në rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm”, shkruan Reporteri.net.


    Prokurorja Lumturie Vuqetaj tha se këto aktakuza janë ngritur për veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

    Ajo ka konfirmuar se ekzistojnë rreth 7813 dosje, për hetimin e të cilave janë caktuar dy prokurorë.

    Vuqetaj ka thënë se Prokuroria e Pejës do të hetojë secilin rast në mënyrë individuale në raport me ligjet në fuqi.

    Ajo ka shtuar se deri më tani njëri nga personat kryesor që dyshohet se kishte falsifikuar certifikatat gjendet në arrati dhe sipas informatave të prokurorisë nuk gjendet në Kosovë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!