×
  • Lajme
  • Lajme / Prill 2024

    Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit, i akuzuar për vrasjen e gruas në Pejë

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 10:34

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij më 16 prill të këtij viti në Pejë.

    Edmond Lajqi akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Sipas aktakuzës, i pandehuri E.L, me datë 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gj.U, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët, kurse, ditën kritike i pandehuri E.L, me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës, e me pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Prokurori i shtetit akuzon të pandehurin edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Reporteri.net/

    Çka thotë aktakuza e vitit 2021 për Edmond Lajqin, të dyshuarin për vrasjen e gruas në Pejë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!