×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj mësuesit nga Gjilani që qethi nxënësin në klasë

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 16:46

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj mësimdhënësit XH.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’.


    Sipas aktakuzës, më 6 shkurt në shkollën fillore ‘’Dëshmorët e Kombit’’, në fshatin Livoq i Ulët, komuna Gjilan, XH.E., si mësimdhënës, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që derisa ishte duke mbajtur orën e mësimit, fillimisht e pyet të miturin F.B., se pse nuk i kishte prerë flokët, pastaj kërkon nga ai që të merr një karrige dhe në prani të nxënësve të tjerë ia pren flokët, ku pas reagimit nga i mituri, i njëjti kishte filluar që ta fyente.

    Gjithë ngjarja ishte incizuar nga një nxënës i klasës, i cili pastaj e kishte shpërndarë videon nëpër rrjetet sociale, ndërsa, prokuroria pas publikimit të kësaj video, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet lidhur me këtë çështje penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!