×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj gjilanasit i cili shiste “ilaçin” kundër koronavirusit

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 14:39

    Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili kishte publikuar në Facebook njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e koronavirusit.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se aktakuza është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’, shkruan Reporteri.net.

    Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barëra ose produkte të dëmshme mjekësore, pa iu bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar  njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e Corona Virusit.

    “Në këtë mënyrë, i njëjti ka  vepruar në kundërshtim  me  Ligjin  për Shëndetësi  04/L-125 dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/L-190”, thuhet në komunikatë.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!