E mërkura fillon me intervale me diell. Nga mesdita vransira vertikale paraqiten në pjesë të vendit, që më vonë pasdite zhvillohen në rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima. Nuk përjashtohet mundësia që lokalisht të jenë më intensive dhe me breshër.
Duke shkuar nga mbrëmja më vonë, reshjet pushojnë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 29C e 31C, e minimalet në mëngjes mbesin të larta, ndërmjet 13C e 16C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-7m/s.
Kushte paksa më jostabile po mbeten ditën e enjtë dhe të premte, ku orëve të pasdites priten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima. Temperaturat të enjten shënojnë rritje deri në 31C e 32C, e të premtën zbresin në 27C e 28C.
Temperaturat do të pësojnë rënie deri në 25C e 26C përgjatë fundjave, por se do të mbretëroj mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Edhe temperaturat minimale zbresin nga 15C e 17C, deri në 10C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior, prej ditës së premtë me intenzitet mesatarë e mesatarisht të fuqishëm, 5-13m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.