×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngujohen minatorët, mbesin të mbyllur deri në orët e mëngjesit

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 10:29

    Ndërrimi i dytë në minierën e Trepçës e përfundon orarin e punës në ora 22:00 ndërsa nga porta dalin në ora 22:30.


    Mirëpo mbrëmë minatorët e këtij ndërrimi kanë mbetur të ngujuar më gjatë, deri rreth orës 02:00 të mëngjesit.

    Gazeta Reporteri.net merr vesh nga burimet brenda minierës se punëtorët kanë mbetur të ngujuar deri në orët e mëngjesit.

    Sipas informacioneve, kjo ka ndodhur për shkak të prishjes së ashensorit i cili është i destinuar për barjten e minatorëve.

    Ramadan Arifi kudjestar i Minierës së Trepçës e ka konfirmuar për Reporteri.net se lifti është prishur dhe thotë se ende nuk është ndrequr.

    “Në ora 18:20 korpa është bërë defekt, koshi që i lëshon njerëzit në minierë dhe i nxjerr nalt. Është bërë defekt në rrymë, te aperatura e rrymës, çka është njoftuar drejtori i makinerisë. Punëtorët me një kosh tjetër të xehes kanë dale lart”, ka deklaruar ai për Reporterin.

    I pyetur nëse punëtorët kanë pritur orë të tëra pasi kanë përfunduar orarin për të dale lart, kujdestari i Trepçës e ka mohuar.

    “Jo, jo, nuk kanë mbet shumë, menjëherë që e kanë kryer ndërrimin, kur u hetu që është prish lifti, punëtorët janë dalë anën tjetër.

    Arifi ka bërë të ditur se ndërrimi i tretë nuk ka hyrë fare në minierë pas prishjes së liftit.
    Ai thotë se lifti nuk është ndrequr ende, por se elektricistat janë duke punuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!