Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka thënë se nënshkrimi i planit franko-gjerman nënkupton se dialogu do të vazhdojë.
Sipas tij ky proces i dialogut mund të zgjasë edhe për 10 vitet e ardhshme.
Ai ka thënë se në këtë plan nuk ka ndonjë gjë konkrete.
“Është e qartë se dialogu do të vazhdojë edhe pas nënshkrimit të këtij si dhe nënkupton se Kosova do të tërhiqet nga kërkesa për njohjen e ndërsjellë”, ka thënë ai në T7.
Ai po ashtu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për “mos bashkëpunimin” me SHBA-të dhe BE-në.
“Unë mendoj që sikur të kishte një bashkëpunim më të mirë marrëveshja kurdo që do të arrihej do ta kishte njohjen reciproke në qendër”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.