Pas dakordimit të presidentes Vjosa Osmani më partitë politike që të mos shtyhet dita e zgjedhjeve, 17 tetori ka pasur shumë reagime nga partitë opozitare.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj ka thënë se qëndrimi i kësaj partie në vazhdimësi ka qenë që të mos shtyhet dita e zgjedhjeve sepse kjo do të ishte suspendim i demokracisë, shkruan Reporteri.net.
“Qëndrimi i PDK ka qenë konsekuent ku ne shumë herët kemi thënë se duhet tëa vendosim shëndetin e qytetarit në fokus. Kjo nuk do të thotë se ne duhet ta suspendojmë demokracinë dhe të shtyjmë zgjedhjet”, tha ai.
Nikaj në Politiko të Kanal 10, u shpreh se PDK ka qenë në pajtim që të shkurtohet fushata por në asnjë mënyrë që të shtyhet dita e zgjedhjeve.
“Nga ajo që kemi parë dita e zgjedhjeve nuk ka ndikuar në rritjen e infeksioni dhe se mund të realizohet ashtu që të mbrohet shëndeti i qytetarëve. Kurti është duke u përpjekur që të bartë përgjegjësinë e keqmenaxhimit të pandemisë tek qytetari. Ne si PDK kemi sugjeruar dhe ofruar alternativa dhe kemi apeluar që të përshpejtohet procesi i vaksinimit/”, tha Nikaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.