Mbrëmë rreth ora 23:00, Policia e Kosovës ka ndërhyre në një aheng familjar në fshatin Poklek i ri, Komuna e Drenasit, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore të patrullës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me organizatorin e ahengut, i cili ka pranuar se me armë me gas ka gjuajtur nipi i tyre S.H., nga fshati Carallukë, Malishevë.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një pistoletë me gas, një karikator si dhe katër gëzhoja të cilat dyshohet të jenë të kësaj arme.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.