×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis bartja për në Kosovë e kufomave të mërgimtarëve që u mbyten në aksidentin tragjik në Kroaci

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 19:55

    Ka nisur bartja e kufomave të aksidentit tragjik të Kroacisë, ku humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.


    Tetë trupat e pajetë janë nisur për në atdhe gjersa edhe dy të tjerëve duhet tu bëhet obduksioni në Kroaci.

    Trupat pritet të  arrijnë nesër në mëngjes ne Morine. Trupat transportohen përmes Kroacisë, për në  Malin e Zi-Shqipëri, për te arritur në mëngjes në Kosovë.

    Kjo është video nga momenti i nisjes se trupave për në Kosove nga Sllavonski Brod:

    Varrimi i trupave të pajetë pritet të bëhet nesër.

    Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur.

    Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!