Ka nisur darka e liderëve opozitarë me të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kjo darkë, e shtruar nga Escobar për opozitën, po zhvillohet në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Nga PDK dhe LDK, prezentë do të jenë kryetarët e partive, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.
Ndërsa, nga radhët e AAK-së, kryetarin Ramush Haradinaj do ta zëvendësojë nënkryetari i parë i partisë, Ardian Gjini.
Nesër, emisari Gabriel Escobar do t’u shkojë në zyrë edhe presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.