Në rrugët e kryeqytetit të Kosovës ka nisur festa e qytetarëve pasi Zvicra e yjeve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri – arriti sërish ta mposhtë Serbinë, për ta siguruar kështu kualifikimin në fazën e mëtejme.
Kujtojmë se ishte Xherdan Shaqiri ai që u regjistrua sërish në listën e golashënuesve ndaj Serbisë, duke shënuar golin për 1:0.
Kësisoj, edhe qytetarët në Prishtinë panë të arsyeshme të dilnin në rrugët e kryeqytetit për ta festuar këtë sukses të radhës të kombëtares helvete ndaj asaj serbe, me lidershipin madhështor të dyshes shqiptare Xhaka dhe Shaqiri.
Njashtu, edhe Granit Xhaka u shqua me një paraqitje tejet të mirë, edhe pse në shumë faza të ndeshjes ishte në shënjestër të provokimeve perfide nga lojtarët serbë si në fushë, ashtu edhe në bankinë.
Me raste nuk mungoi edhe acarimi i nervave, por në fund Zvicra ia doli mban duke mposhtur 3:2 Serbinë, për t’u kualifikuar kështu në mesin e 16 kombëtareve më të mira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.