×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis gjykimi ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 11:56

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e parë gjyqësore për 53 personat të cilët po gjykohen në mungesë, lidhur me masakrën e Mejes, për një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovës ku u vranë e u masakruam nga forcat serbe 370 civil shqiptarë shumica prej tyre burra e djem.

    Në sallë prezent janë 53 avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare për 53 të akuzuarit.

    Aktakuza për kë rast është ngritur me 8 dhjetor 2023. Të gjithë personat akuzohen në mungesë.

    Që nga 2018-a janë ngritur 33 aktakuza për krime lufte kundër 89 personave, shumica nga të cilët dyshohen për përfshirje në masakrën e Mejës.

    Gjatë luftës së dy dekadave më parë, rreth 13.500 vetë u vranë e rreth një milionë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Shumica dërrmuese e viktimave janë shqiptarë. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, për këto dhe krimet e tjera, deri më tani janë dënuar gjithsej 72 persona. Prej tyre, 38 janë shqiptarë, dhe 34 pjesëtarë të forcave serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!