×
  • Lajme
  • Lajme / Gjykata Themelore Prishtinë

    Nis gjykimi ndaj ish-gardianit serb që malltretoi shqiptarët në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit gjatë kohës së luftës

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 10:47

    Ka filluar të mbahet sot seanca fillestare për Dragisha Millenkoviq në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Millenkoviq dyshohet se ka kryer krime lufte derisa ushtronte detyrën e ish-gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit nga data 24.05.1999 deri me 10.06.1999.

    Arrestimi i Millenkoviq në qershor te 2023 pati revoltuar serbët lokal ne Graçanicë të cilët edhe patën protestuar jo veç një herë.

    Prokurorisë Speciale e Kosovës kishte bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.M. ish gardian serb i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, përkatësisht konfliktit të armatosur, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore në mënyrë sistematike i kishin malltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç’njerëzore me mjete të ndryshme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

    Me këto veprime i pandehuri D.M. në bashkëkryerje akuzohet për veprat penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Klankosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!