×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis gjykimi për rastin “Toka”, ftohet gabimisht një dëshmitar

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 12:11

    Gabimisht është ftuar një dëshmitar në gjykimin e njohur si “Toka”.


    Vetëm pasi ka filluar intervistimi i dëshmitarit Faton Ramadani, trupi gjykues e përfaqësuesit e prokurorisë e kanë kuptuar që ky person nuk lidhet fare me këtë rast.

    Ramadani e ka sqaruar trupin gjykues që e kanë ftuar gabimisht pasi që shtëpinë e tij, EULEX-i e pati bastisur për shkak që ka incizuar njërin nga të akuzuarit e tanishëm në lidhje me rastin e njohur si ‘Kiçina’ (v.j e që është rast tjetër penal) por se ai s’ka të bëjë fare me rastin ‘Toka’, raporton Koha Ditore.

    Një gjë të tillë e kanë konfirmuar trupi gjykues ndërsa e kanë liruar Ramadanin nga dëshmia.

    Shtatë dëshmitarë janë planifikuar të dëshmojnë sot në seancën në rastin e njohur si ‘Toka’ ku një nga protagonistet kryesor është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

    Në pjesën e parë të seancës gjyqësore janë intervistuar Minister Jusaj biznesmen, Naser Hoxha administrator në gjykatë dhe Branislav Stanojeviq- zyrtar në departamentin e gjendjes civile në Komunën e Prishtinës.

    Për momentin dëshminë është duke e dhënë dëshmitari, Slobodan Kristiq zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Graçanicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!