×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 10:48

    Ka nisur Konventa Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës në të cilën pritet të zgjedhet kryetari i ri i këtij subjekti.


    I pari që ka marrë fjalën është sekretari i partisë, Uran Ismaili i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës.

    Ndërkohë para nisjes së Konventës, ka folur edhe kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Krasniqi ka thënë se kjo është përgjegjësia më e madhe që e ka marrë në jetë.

    Në konventë, marrin pjesë 794 delegatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!