×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis “lufta e ftohtë” e Kurtit me Ramën, zbulohen emrat e kandidatëve të VV-së për zgjedhjet në Shqipëri

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 11:37

    Albin Kurtit për herë të parë edhe zyrtarisht pritet ta sfidojë Edi Ramën dhe partitë tjera në Shqipëri.


    Kësisoj, partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë synon që të fitojë ulëse edhe në Parlamentin e shtetit amë.

    LVV-ja ka vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të garojë me 3 kandidatë, njëri prej tyre emër i njohur në opinion publik në Kosovë.

    Bëhet fjalë për Boiken Abazi si dhe Iliaz Shehu e Kreshnik Merxhanin.

    Kjo është konfirmuar edhe nga Selia Qendrore e LVV-së në Kosovë. Zyrtari për media në këtë parti, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për “Indeksonline” garën për zgjedhje.

    “Po, këta janë. Boiken Abazi tashmë i ka mbledhur nënshkrimet. Ndërsa, për Shehun dhe Merxhanin ende janë në proces”, është shprehur shkurt ai.

    Ndryshe, sot është regjistruar koalicioni i parë i quajtur “Shqipëria Fiton”. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Demokristianët do te jene pjese e listës së Partisë Demokratike.

    Ndërkohë, mediat në Tiranë raportojnë se PD-ja dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizimit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista në këto zgjedhje.

    Partia e Lulëzim Bashës dhe Monika Kryemadhit do të udhëheqin koalicionin “Shqipëria Fiton”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!