×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis mbledhja e komisionit ku do të raportojë Simmons

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 10:31

    Ka nisur raportimi i ish-kryetarit të asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons para deputetëve.


    Simmons përmes një video-lidhje do të raportoj për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

    Raportimi i Simmons po bëhet para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

    Se do të raportojë para deputetëve më 12 korrik, e kishte konfirmuar vetë Simmons.

    “Unë pres që ta jap dëshminë time në Parlamentin e Kosovës më 12 korrik. Kam besim se pasi të dëshmojë, Parlamenti të vendosë që të nis një hetim të plotë publik”, ka thënë Simmons.

    Malcolm Simmons është një ndër sinjalizuesit që raportoi për shkeljet e rënda politike dhe orkestrimin e proceseve gjyqësore në misionin e EULEX-it në proceset ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!