Ka nisur mbledhjen komiteti për menaxhimin e pandemisë në kuadër të ShSKUK-së duke diskutuar kështu për situatën me COVID-19, pas rritjes së numrit të rasteve.
Në këtë komitet bën pjesë drejtori i ShSKUK-së Valbon Krasniqi dhe disa drejtues të klinikave të QKUK-së që janë përballur dhe përballen me COVID-19.
Rastet e reja me koronavirus janë rritur dukshëm ditëve të fundit ku tashmë numri i infektimeve ditore është treshifror.
Nga COVID-19 janë regjistruar edhe vdekje ku veç në 24 orët e fundit janë konfirmuar dy humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK-ja në vazhdimësi po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj COVID-19 duke rikujtuar se në rajon dhe Evropë është duke u shënuar një valë e re.
Po ashtu po apelojnë për vaksinim me dozën e parë (për ata që nuk janë vaksinuar akoma), dozën e dytë dhe të tretë, dhe dozën e katërt për personat e moshës mbi 60 vjeçare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.