×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 10:27

    Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku do të vendoset data e mbajtjes së seancës për votimin e qeverisë Hoti.


    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të mbahet nesër, në ora 11, shkruan Reporteri.

    Nga kjo parti gjatë ditës së djeshme kanë dorëzuar edhe kërkesën për seancë, me gjithsej 61 nënshkrime.

    Në anën tjetër, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës  sot mbledh Kryesinën, ku pritet të zyrtarizohen emrat e ministrave nga kjo parti.

    Kryesia e LDK-së do të mblidhet në ora 16:30.

    Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!