×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 13:39

    Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vendoset data për seancën e re plenare. Në kryesi sërish për shqyrtim janë një mori projektligjesh dhe rezolutash, që për to në seancat e kaluara nuk ka pasur vendimmarrje.


    Aty pritet të trajtohet sërish votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së dhe votimi i Propozimrezolutës nga raportimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

    Ndërsa, te përgatitjet për seancën e re plenare pritet të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!