×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, diskutohet për mandatarin që do t’i dërgohet presidentit

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 10:43

    Në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar mbledhja e kryesisë së kësaj partie, e cila është vazhdim i mbledhjes së djeshme që u ndërpre në gjysmë për shkak të takimit Kurti-Mustafa.


    Në mbledhjen e sotme do të diskutohet dërgimi i mandatarit për formimin e Qeverisë te Presidenti Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se afati kohor prej 48 orësh që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ofroi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për të nominuar kanddiatin për kryeministër skadon pasditen e sotme.

    Ndërkaq, në orët e pasdites kreu i VV-së, Albin Kurti do të zhvillojë një takim tjetër me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, në përpjekjet për të arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës.

    Kujtojmë se Kurti dhe Mustafa, u takuan dje pas sa ditëve ‘idhnim’ mes vete. Takimi zgjati 3 orë dhe ata nuk u prononcuan për media.

    Takimi Kurti-Mustafa u zhvillua pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku u diskutua për propozimin e kandidatit për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që pritet t’i dërgohet presidentit Thaçi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!