Në seancën fillestare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrec Dodaj është gjobitur me 500 euro për shkak të mos bindjes ndaj trupit gjykues.
Avokati Ndrecë Dodaj, që mbron Kushtrim Kokallën, deklaroi se nuk i ka pranuar në tërësi shkresat e lëndës, duke thënë që nuk mundet me këshillu klientin e tij e as me kundërshtu aktakuzën.
Edhe avokati Agron Kuqi që mbon të akuzuarin Tom Doda, deklaroi se nuk janë në gjendje që sot të deklarohen lidhur me rastin.
Seanca për të akuzuarit në vrasjen e Liridona Ademajt është shtyer për datën 31 janar në ora 11:00.
/Reporteri.net/
Shtyhet seanca për Naim Murselin dhe të akuzuarit tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.