Kryeministri Albin Kurti u vaksinua pasditen e sotme para kamerave në nisje të fushatës të vaksinimit anti-COVID në Kosovë.
Kurti vaksinën e mori në sallën “1 Tetori” në ora 16:45, dhe kështu zyrtarisht nisi procesi i vaksinimit anti-Covid në vendin tonë.
Më pas ineksionin e imunizimit ndaj virusit do ta marrin mjekët e vijës së parë të frontit anti-Covid.
Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se vaksinimi do të fillon në Klinikën Infektive.
Kujtojmë se mbrëmë mbërritën dozat e para të vaksinës anti-Covid, gjithsej 24 mijë vaksina. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.