×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis një peticion për shkarkimin e Goran Rakiqit

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 17:39

    Zëvendësministri dhe ministri i Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Goran Rakiq ka disa ditë që po zhvillon takime pa simbole shtetërore.


    Kjo gjë u pa në takimin e fundit me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, por edhe në një takim të sotëm me ambasadorin britanik, Nicholas Abbot.

    Flamuri mungoi, po ashtu, edhe në takimin me shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova. Asnjë nga këta diplomatë nuk e përmendën këtë çështje.

    E lidhur me mosrespektimin e e simboleve shtetërore, në rrjetet sociale ka nisur një peticion për shkarkimin e Rakiqit, shkruan Reporteri.

    Megjithatë, aty vërehet se peticionin e kanë nënshkruar një numër i vogël i qytetarëve.

    Kujtojmë se nga zyra e kryeministrit Hoti kanë dematuar se Rakiq ka larguar simbolet shtetërore nga zyra e tij. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!