×
  • Lajme
  • Lajme / KQZ

    Nis numërimi i votave për deputetë edhe në Ferizaj, procesi po vazhdon edhe në 18 komuna tjera

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 9:46

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë edhe në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, njëkohësisht edhe verifikimi i rezultateve të partive, shkruan Reporteri.net.

    Nga ora 08:00, sipas njoftimit të KQZ’së ka vazhduar numërimi edhe në komunat tjera.

    “Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit. Gjithashtu, procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj, ndërkaq për qendrat tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

    Edhe 7 vendvotime kanë mbetur të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet.

    Nga 2533 vendvotime, deri të mërkurë në orën 22:12 janë procesuar 2526 ose 99.72 për qind.

    Nga procesimi i 2526 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota. Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind. Lista Serbe ka marrë 38 mijë e 83 vota ose 4.55 për qind. Ndërsa Koalicioni për Familje ka marr 2.26 për qind ose 18 mijë e 905 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!