×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Nis parakalimi i ushtarëve të FSK-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 12:06

    Në sheshet e Prishtinës ka nisur parakalimi i trupave të FSK-së dhe atyre të Policisë së Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

    Dhjetëra ushtarë të FSK-së janë bërë pjesë e parakalimit për nder të Ditës së Çlirimit.

    Përgjatë parakalimit do të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.

    Ndryshe, 25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas një fushate ajrore 78-ditëshe kundër caqeve ushtarake e policore serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!