×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis peticioni për ndalimin e degradimit të ambientit, nga hidrocentralet

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 10:04

    Sot nis nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëtutjeshëm të ambientit nga hidrocentralet e vogla.


    “Shkatërrimi i vazhdueshëm i resurseve tona natyrore nga të gjithë ata që abuzojnë dhe shfrytëzojnë resurset e vendit për përfitime individuale, qofshin vendim-marrës apo investitorë, na shtynë të protestojmë dhe të premtojmë se nuk do të ndalemi. Argumentet e mbledhura dëshmojnë se nëse nuk veprojmë TASH dhe menjëherë, lumenjtë e Kosovës, si dhe popullata që jeton në afërsi të tyre, do të shkatërrohen dhe degradohen në pa kthim”, theksohet në një njoftim për media të organizatave të Shoqërisë Civile.

    Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe do të bëhet në shtatë komunat e mëdha të Kosovës përfshi edhe komunat përreth. Organizatat partnere në komunat e poshtëshënuara do të kenë pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve: 1. Instituti Demokratik i Kosovës – Prishtinë 2. “EC Ma Ndryshe” – Prizren 3. Iniciativa për progres “INPO” – Ferizaj – Gjilan – Shtërpcë 4. “REC Kosova” – Mitrovicë 5. “ERA Group” – Pejë 6.” KADC” – Gjakovë 7. organizata për mbrojtjen e mjedisit – “GJETHI” – Kaçanik – Hani i Elezit 8. Aktiv – Veri të Mitrovicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!