×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis punën laboratori i IVF-së në QKUK, u investuan mbi gjysmë milion euro

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 10:39
    Ilustrim

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka nisur procedura për realizimin e laboratorit dhe hapësirave tjera të nevojshme për shërbimin e frytnimit të asistuar mjekësor.


    Në klinikën e cila udhëhiqet nga Dr. Jakup Ismajli, së shpejti mund të kryhet edhe shërbimi për frytnim të asistuar mjekësor ose siç njihet ndryshe IVF.

    QKUK ka dhënë një kontratë për “Renovimin e Laboratorit të IVF-së me hapësirat përcjellëse në repartin e sterilitetit në Klinikën e Gjinekologjisë”.

    Kontrata është e ndarë në dy lote në vlerë mbi gjysmë milioni euro. Me Lot 1 është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomik “Termomontimi SHPK” dhe “NTSH Elektromontimi” në vlerë 566 mijë e 248 euro. Ndërkaq Lot 2 i është ndarë kompanisë “Zone Tech” në vlerë mbi 25 mijë euro.

    Kjo do të jetë hera e parë që do të kryhet shërbimi i IVF-së në sektorin publik shëndetësor në Kosovë.

    Deri më tani janë disa klinika private që kryejnë këtë shërbim.

    Kujtojmë se shumica prej tyre janë përballë me një pezullim të punës 1 vjeçare për shkak të dyshimeve për kryerje të jashtëligjshme të transferit të qelizave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!