×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis ri-shugurimi i katedrales “Zonja Ndihmëtare” në Prizren

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 19:32

    Pas Prishtinës tani në qytetin e Prizrenit po mbahet mesha e shenjtë në kishën “Zonja Ndihmëtare”, me këtë rast u bë edhe ri-shugurimi pasi deri tani kjo katedrale ishte në rinovim, ri-shugurimi nënkupton bekim.


    Pjesë e kësaj meshe është edhe Sekretari i shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

    Të pranishëm në ri-shugurim përveç prijësve fetar shqiptar ka edhe nga ipeshkvia serbe.

    Dodë Gjergji ka bërë lyerjen me vaj që simbolizon ri-shugurimin e kësaj kishe.

    I pranishëm në këtë meshë është kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministri i Infrastrukturë Pal Lekaj, deputeti Anton Çuni, pjesëtarë të Policisë e shumë të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!