Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës e cila u ndërpre pak pasi filloi për shkak se opozita pamundësoi mbajtjen e saj pa trajtuar kërkesat e veteranëve, shkruan Reporteri.net.
Shefi i Grupit Paralamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe vazhdimin e saj nesër.
Tahiri ka kërkuar që të tërhiqet ligji për pagën minimale dhe të përfshihet në ligj edhe kërkesat e veteranëve.
Ju kërkojmë ta tërhiqni Ligjin si Qeveri, të mblidhet Komisioni bashkë me përfaqësuesit e Qeverisë dhe të ftohen edhe përfaqësuesit e veteranëve dhe të fillojë një dialog. Kërkesa jonë është të ndërpritet kjo seancë dhe të vazhdojmë me çështjen e Trustit”, tha ai.
Të njëjtën gjë e kërkoi edhe AAK e LDK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.