×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 11:53

    Ka filluar seanca e re gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


    Kjo është seanca e dytë statusore e katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët për më shumë se një muaj po vazhdojnë të mbahen në Hagë.

    Kjo seancë e sotme është lloj konference lidhur me ecurinë e çështjes. Një seancë e ngjashme ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit u zhvillua më 18 nëntor.

    Ndryshe gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou pati kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 5 dhjetor në ora 16:00.

    Gjithashtu ai kërkoi nga Prokuroria që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në ora 16:00.

    Të katër ish-pjesëtarët e UÇK-së, njëherësh figura shumë të rëndësishme të Kosovës u dërguan drejt Hagës në të njëjtën ditë.

    Seancën mund ta ndiqni LIVE në Reporteri.net:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!