×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca, Kadri Veseli del para Tribunalit Special në Hagë

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 15:15

    Ish kreu i PDK-së,  Kadri Veseli është paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


    Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020, shkruan Reporteri.net.

    Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

    Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

    Seancën mund ta ndiqni live në Reporteri.net:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!