×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për Gucatin e Haradinajn

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 10:14

    Ka nisur në Hagë seanca ku pritet të shpallet aktgjykimi për dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, shkruan Reporteri.net.

    Ata akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Prokuroria ka insistuar se të dy ata, të organizuar, kanë synuar të dëmtojnë reputacionin e Gjykatës Speciale, si dhe të pengojnë punën e saj.

    “Ata i kryen krimet, sepse donin të pengonin punën e kësaj gjykate, të frikësonin dhe të merrnin hak kundër dëshmitarëve”, ka thënë prokurori i rastit, James Pacen, në fjalën e tij përfundimtare.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka propozuar që ata të dënohen me nga gjashtë vjet burgim dhe një gjobë prej 100 euro.

    Dy drejtuesit e OVL e UÇK’së janë deklaruar të pafajshëm gjatë gjykimit.

    Ata i kanë cilësuar Dhomat e Specializuara të Kosovës si “gjykatë njëetnike” që, siç kanë thënë, synim ka vetëm “dënimin e shqiptarëve”, ndërsa amniston, sipas tyre, krimet e kryera nga forcat ushtarake e policore serbe në Kosovë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!