×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca, Rexhep Selimi del para Tribunalit Special në Hagë

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 11:17

    Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi është paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


    Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020.

    Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

    Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

    Seancën mund ta ndiqni live në Reporteri.net:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!