Në Beograd ka nisur takimi mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova.
Në shihet i pranishëm drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, dhe nënkryetarët Igor Simiq dhe Milan. Radoiçiq.
Pas takimit është paralajmëruar adresim për media, shkruan Reporteri.net.
Ky takim vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri pritet të mbahen më 23 prill.
Lista Serbe – si partia kryesore e serbëve të Kosovës ka bojkotuar këtë proces zgjedhor, i cili erdhi pasi pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa të Kosovës.
Dorëheqje kanë dhënë edhe serbët e punësuar në gjyqësor, administratë, polici dhe dogana të Kosovës. /Reporteri.net/