Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur konsultimet me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës për formimin e Qeverisë së re.
Vuçiq, fillimisht është takuar me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, për t’u konsultuar rreth formimit të Qeverisë së re të Serbisë.
Takimi ka nisur me fillim prej orës 10:00 dhe po mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidencës së Serbisë, shkruan Reporteri.
Përfaqësuesit e Alternativës shqiptare demokratike – Lugina e bashkuar të udhëhequr nga Shaip Kamberi kanë arritur të sigurojnë tri mandate në Kuvendin e Serbisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.