×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Nis tentimi i tretë për konstituimin e Kuvendit, në sallë 120 deputetë

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 12:47

    Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca konstituive. Të pranishëm janë 120 deputetë, shkruan Reporteri.net.

    Paraprakisht, Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ftoi për konsultim partitë politike.

    Pas përfundimit të takimit, u tha se është arritur dakordim si të dilet nga situata e krijuar.

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se në këtë takim të gjitha partitë u pajtuan që mënyra e vetme për të dalë nga situata e krijuar është që të gjithë deputetët të votojnë për raportin e Komisionit për Verifikimin e mandatave të deputetëve, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se VV’ja si e vetme nuk do të votojë për këtë raport.

    “Ishte dakordimi në këtë takim konsultativ nga të gjithë partitë politike që ta autorizojmë edhe njëherë këtë komision për verifikim të mandatave, të votohen unanimisht raporti sepse keni parasysh nuk është përgjegjësi e mazhorancës që të vërifikojë mandatet e opozitës. Si përfundim, edhe nga ky takim konsultativ u dakorduam të gjithë pa asnjë dallim se e vetmja mënyrë se si mund të dalim nga kjo situatë, është që nëse votojmë të gjithë deputetët për raportin. Për këtë u pajtuan edhe subjektet e tjera, edhe ne. Vetëvendosje nuk do të votojë si e vetme për raportin..Kjo s’do të ndodhë. Uroj që dakordimin që e e kemi pas t’i përmbahen subjektet”, dekalroi Haxhiu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!