Para pesë ditësh, kreu i VV-së dhe ai i LDK-së, Albin Kurti e Isa Mustafa, e kishin cilësuar si konstruktiv një takim që mbajtën në hotelin Sirius ku folën për mundësitë për koalicion.
Kurti dhe Mustafa kishin thënë se partitë po presin certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për të diskutuar konkretisht për koalicionin, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, ka qenë fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, ai që foli me terma më konkretë, duke thënë se brenda 100 orëve pasi të certifikimit të rezultatit do të bëhet marrëveshja me LDK-në.
“Në këtë takim ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morën vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor do të takohemi në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen brenda tre-katër ditëve pastaj”, deklaronte Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje.
“Pra, jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve me ç’rast ftesa ime e përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa është tashmë e dhënë se një orë pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve apo më pak se 100 orë marrëveshjen e koalicionit tonë qeverisës”, nënvizonte më tej Kurti.
Kështu, kur rezultatet e zgjedhjeve tashmë janë bërë 4 orë nga certifikimi i rezultateve, VV-së e LDK-së u kanë mbetur edhe 96 orë për ta arritur marrëveshjen. Të paktën, kështu do të qëndronte brenda premtimit Albin Kurti.
Sidoqoftë, një fjalë e Kurtit veçse u shkel, pasi akoma nuk janë takuar me Isa Mustafën, ani pse kanë kaluar disa orë nga certifkimi./Reporteri.net