Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK’së në Drenas është mbledhur që nga mëngjesi, derisa votimi ka filluar para pak minutash. Në garë janë: Naim Bazaj, Sejdi Hoxha dhe Kushtrim Prenku. Dikush po thotë se gara po zhvillohet ndërmjet Hashim Thaçit e Kadri Veselit për të vendosur njeriun e tyre në krye të degës.
Naim Bezaj, kandidat për kryetar të Degës së PDK’së në Drenas i ka thënë Gazetës Express se para pak minutash ka filluar votimi. Thotë se beson që gjithçka do të shkojë mirë, derisa është i bindur që ai do të jetë fitues.
“Votimi ka filluar para pak minutash, mirë po shkon. Me besimin që do të fitojë i kam hy kësaj pune”, ka thënë Bazaj.
Në garë janë: Naim Bazaj, Sejdi Hoxha dhe Kushtrim Prenku.
Pos Bazajt, Hoxhës e Prenakut ishte paralajmëruar kandidatura edhe e Labinot Halilajt, i cili ka njoftuar se kurrë s’e ka vendosur interesin personal para atij të përgjithshëm.
Ndryshe, zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve. Disa prej kryetarëve që janë zgjedhur kanë pasur dhe kanë probleme me ligjin siç është Qemajl Mustafa i Gjilanit, Sokol Bashota i Klinës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.