×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Ministres Haxhiu

    Nis zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme të Radoiçiqit në veri

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 17:06

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e palujtshme në rastin Banjska, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë këtu edhe vilën e Radoiçiqit tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, si dhe pasuritë e tjera.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

    Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!