×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin hetimet ndaj polices që e ofendoi qytetaren dhe ia shkuli flokët

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 13:00

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me rastin e mbrëmshëm dje në Prishtinë, ku një vajzë ka pretenduar se është ofenduar dhe sulmuar nga një police, pasi nuk e kishte vendosur maskën.


    Përmes një komunikate për media, Policia thotë se Drejtoria për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës e PK-së, ka filluar trajtimin e rastit dhe varësisht nga të gjeturat gjatë hetimit do të ndërmerr veprime komfor udhëzimeve të brendshme administrative.

    “Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe trajtimin me prioritet të çdo ankese të qytetarëve ndaj zyrtarëve të PK-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Përmes një postimi në një grup në Facebook, Mehmeti pretendon se ishte duke dalë nga një dyqan, kur një police e ka ndalur atë për shkak që nuk e kishte maskën e vendosur në fytyrë. Ajo pretendon se policja i është drejtuar duke i thënë “..oj ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i qfryn buzët”.

    Në postimin e saj, ajo pretendon se policja ia ka shkulur edhe flokët.

    Qytetarja thotë se rastin e ka raportuar edhe në Inspektoratin Policor, për të cilin pretendon se prezentë ishin edhe dy pjestare të tjera të Policisë së Kosovës, të cilat ishin sjellur mirë me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!