Asamblisti më i votuar i LDK-së në degën e Suharekës, Bashkim Ndrecaj, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti.
Ndër arsyet e dorëheqjes Ndrecaj ka thënë se nuk mund të qëndrojë në një parti ku ndihet i padëshiruar, shkruan Reporteri.net.
“Të nderuar miqë,shokë, bashkëvendës te Shirokës, kushëri nga Maqiteva ju qe me mbështete fuqishëm ne zgjedhjet e vitit 2017 ju falënderoj nga zemra dhe gjithmonë do te mundohem të jem me ju. E ndjej obligim moral dhe etik te ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje te parevokueshme nga te gjitha postet ne LDK. Nuk mund te vazhdoj me një parti ku jam i padëshiruar dhe i injoruar si unë ashtu dhe Nendega e Shirokës.I uroj suksese te gjithëve ne këto zgjedhje”, ka shkruar Ndrecaj në njoftimin për dorëheqjen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.