×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin përgatitjet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, Haradinaj takon anëtarët Komisionit

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 11:59

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kohëve të fundit i është kthyer diskutimeve më të shpeshta për kufirin me Malin e Zi, ndonëse kishte kohë të gjatë pa e përmendur.


    Sot, është takuar me Komisionin Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilët thotë të jetë dakorduar për përgatitjen e para.

    “Takim pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilin dakorduam për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Javën e kaluar, ai u takua me profesorin Mujë Rugova, me të cilin po ashtu tha se bisedoi rreth finalizimit të korrigjimi të Kufirit me Malin e Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!