Rruga Meqe-Cërmjan ka gjatësi prej 3.2 kilometra dhe vlera e investimit është 340 mijë euro. Ajo Cufadolit ka gjatësi 1.7 kilometra dhe vlera e investimit është 213 mijë euro.
Kurse rruga Shqiponjë-Kralan, ka gjatësi prej 9 kilometra dhe vlera e saj është 720 mijë euro.
Për këtë të fundit, Lekaj potencoi rëndësinë e saj si arterie e furnizimit të luftës, ndërsa sot po shndërrohet në arterie të zhvillimit të kësaj zone.
Me rastin e vizitës në komunën e Gjakovës, ministri Lekaj ka përuruar kilometrat e para të asfaltuara të rrugës Bishtazhin-Damjan, e cila ka gjatësi 13 kilometra dhe vlerë të projektit prej 1.8 milion euro. /Reporteri.net/.